Beqaj: Partneriteti publik-privat
skemë e suksesshme në shërbime

Beqaj: Partneriteti publik-privat<br />skemë e suksesshme në shërbime
Partneriteti publik - privat është një formë efektive e përdorur jo vetëm në Shqipëri, për të zgjeruar shërbimin.

Deklarata është bërë nga Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj nga qyteti i Shkodres ku iu përgjigj akuzave të opozitës për koncesionet ndërsa mori pjesë në inagurimin e rezonancës mangetike në repartin e imazherisë.

beqaj

Ministri Beqaj theksoi se rasti më tipik dhe i suksesshëm sesa të nevojshme janë koncesionet është ai i spitalit të Shkodrës.

"Unë besoj se ajo çfarë ju thatë, nuk janë të sakta, në atë çfarë tregon realiteti, partneriteti publik-privat është një formë efektive, e përdorur jo vetëm në Shqipëri, për të zgjeruar shërbimin. Edhe vetë ligji jonë i këtij partneriteti, tregon që qeveria mund të ftojë investitorë privatë, që t’i mundësojë të kryejnë shërbime që ajo duhet t’i kryejë, apo të krijojë parakushtet për këto shërbime. Dhe rasti më tipik, është rasti i Spitalit të Shkodrës. Ne, kemi nevojë të domosdoshme ta përmirësojmë në mënyrë rrënjësore shërbimin e dializës në këtë spital: pajisjet janë të vjetra, s’kemi sot mundësi financiare për t’i ndryshuar, na duhet t’i zgjerojmë kapacitet, sepse të sëmurët po shtohen dhe brenda këtij spitali, do të kemi një shërbim të ri dialize brenda disa javësh, duke paguar buxheti i shtetit apo qytetarët, po aq sa paguajnë sot – 80 euro për një seancë.Po e përsëris, rasti i Spitalit të Shkodrës, është shembulli më tipik ku tregohet se sa të nevojshme dhe efektive janë koncesionet" tha Beqaj.

beqaj

Me inagurimin e rezonancës mangetike në spitalin rajonal të Shkodrës, kjo pajisje do ti shërbejë qytetarëve të qarqeve Shkodër, Lezhë dhe Kukës.

"Është një investim i rëndësishëm i buxhetit të shtetit, rreth 95 milionë lekë. Me këtë rezonancë magnetike, së pari ne plotësojmë shërbimin e imazherisë në Spitalin Rajonal të Shkodrës; i shërbejmë më shpejt qytetarëve të Shkodrës. Besoj se kjo pajisje do t’i shërbejë që nga java e ardhshme, në fakt jo vetëm banorëve të qarkut të Shkodrës, por edhe qarkut të Kukësit dhe të qarkut të Lezhës. Është ndihmë edhe për vetë mjekët, bëjnë diagnoza më të shpejta, më të sakta, japin terapi më efektive, na ndihmon në rastet kur duhet të përcaktojmë më saktë rastet e urgjencës, dhe besoj se ajo çfarë kemi filluar të bëjmë dhe po realizojmë në shëndetësi, e plotëson më së miri ajo çfarë po bëjmë në Spitalin Rajonal të Shkodrës" shtoi ai.

beqaj

Sipas ministrisë së Shëndetsisë 5 milionë dollarë janë investimet e realizuara deri tani, si dhe ato të parashikuara së shpejti, kryesisht nga buxheti i shtetit, me financime të huaja dhe nga koncesionet, të cilat e plotësojnë funksionimin e spitalit rajonal të Shkodrës dhe e bëjnë një nga qendrat më të rëndësishme të veriut të Shqipërisë.

beqaj

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë