Beqaj: Pas 135 javëve në detyrë
kemi regjistruar 162 barna patentë

Beqaj: Pas 135 javëve në detyrë<br />kemi regjistruar 162 barna patentë
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka deklaruar se në 135 javë në krye të vendit, qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë ka regjistruar 162 barna patentë, ose çdo javë ka regjistruar më shumë se 1 bar të ri patentë.

Teksa ka folur në Konferencën e organizuar nga Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, në bashkëpunim më Universitetin e Studimeve të Barit “Aldo Moro” dhe Urdhrin e Farmacistëve të Shqipërisë, me temë: “Cilësia e barnave dhe e drejta e shëndetit” Beqaj ka shtuar se, në vitin 2013 barnat patentë përbënin 35% të importit, ndërsa në 2015 arrijnë në 54%.

Nëse do të marrim periudhën që kur Qeveria ku unë bëj pjesë është në detyrë, kanë kaluar 135 javë. Nga kjo periudhë ne kemi regjistruar 162 barna origjinatorë. Pra, çdo javë është regjistruar një bar i ri patentë, 10 prej prej tyre janë të markave italiane. Ajo çka është tjetër e rëndësishme, nëse në 2013 barnat origjinatorë në vlerën e tyre të importuar në Shqipëri përbënin rreth 35% të importit, në 2015 arritën në 54% të importit. Nuk marr përsipër të përdor fjalën “abuzim me çmimet”, sepse gjithçka bëhej në mënyrë legale, por tejkalimi me çmimet behej më shumë me gjenerikët” tha ai.
 
Ndërkohë, ai ka shtuar se, në vitin 2013, Shqipëria dhe Meksika ishin dy vendet e vetme në botë ku për të njëjtin princip aktiv, bari gjenerik kushtonte më shumë se sa patenta.

"Shqipëria ishte bashkë me Meksikën, dy vende në botë ku për të njëjtin princip aktiv gjenetiku kushtonte më shumë se gjeneratori. Situatë tashmë kjo e cila është kapërcyer, dhe sot kemi barna të reja të regjistruara dhe në vlerë pesha specifike e origjinatorëve është më e madhe. Madje, për disa origjinatorë për përdorim me uljen e çmimit, volumi i importuar është rritur, sepse pa dashur të hyj në emra patentash sepse do të dukej sikur bëj reklamë për një bar apo për një tjetër, sigurisht kur një çmim është më i ulët, qytetarët kanë preferuar të shkojnë tek ai bar, apo nëse bashkëpagesa në rimbursim është reduktuar ndjeshëm, sigurisht me pak bashkëpagesë kanë preferuar një bar me më shumë emër, në kuptimin e markës, se sa një bar tjetër" u shpreh ai.

Pas ligjit të ri të barnave, ka thënë Beqaj Receta Elektronike dhe sistemi i gjurmimit “track-and-trace” janë dy hapa të tjerë të rëndësishëm teknikë për rritjen e cilësisë së barnave që tregtohen në vend.

"Ne besoj se po ndërmarrim dy momente të tjerë të rëndësishëm të karakterit më shumë teknik që do të ndihmojnë në rritjen e sigurisë së barnave, por edhe të besimit të publikut tek zinxhiri i tregtimit. Është pikërisht aplikimi i recetës elektronike në të gjithë vendin. Prej gati më shumë se 5 muajsh zbatohet në Durrës dhe deri në fillim të vitit të ardhshëm do të zbatohet në të gjithë Shqipërinë.Nga ana tjetër, edhe vendosja e sistemit të gjurmimit të barit “Track and Trace”" deklaroi Beqaj.

Fjala e plotë e Ministrit Beqaj 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan