Beqaj përuron 'Hemodinamikën' tek
ish-Sanatoriumi: Investim i mungua

Beqaj përuron 'Hemodinamikën' tek<br />ish-Sanatoriumi: Investim i mungua
17 milion lekë të reja janë investuar në infrastrukturën e spitalit Shefqet Ndroqi ose të njohur ndryshe si senatoriumi. Ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj inspektoi nga afër vënien në punë të shërbimit të Hermodinamikës dhe tha se ky është një shërbim që duhet të kishte nisur punën që më herët.
Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj deklaroi se së shpejti ky shërbim do të ofrohet edhe në spitalin e Shkodrës. 
 
"Unë besoj se praktikisht ajo çka mund të arrijmë vitin e ardhshëm, ne do të mund të ofrojmë këtu 20 për qind të nevojave, që do të plotësojmë vitin e ardhshëm me këtë shërbim, duke marrë parasysh QSUT, këtë shërbim, financimin në mënyrë private dhe pa dyshim kabinetin që do të hapim në spitalin rajonal të Shkodrës", tha Ilir Beqaj, ministër i Shëndetësisë.

Gjithashtu, edhe Prof. Dr. Artan Goda, i pranishëm në këtë takim theksoi se ky është një lajm shumë i gëzuar, pasi për herë të parë diversifikohet sektori publik në disa njësi, dhe kjo është në vazhdën e konsolidimit të mëtejshëm të ndërhyrjeve koronare në vendin tonë në të dy sektorët, atë privat dhe atë publik, duke i dhënë zgjidhje këtij problemi për shqiptarët, të cilët s’kanë nevojë të shkojnë askund, pasi këto lloj ndërhyrjesh zgjidhen tërësisht, në çdo element, në vendin tonë.

 “Megjithë rritjen eksponenciale të numrit të ndërhyrjeve koronare me të gjitha sëmundjet e zemrës muajt e fundit,” – tha më tej Dr. Goda, “pritet që ky numër të vijë duke u rritur si kërkesë dhe ne duhet t’i përgjigjemi kërkesave në rritje edhe në vendin tonë, si në të gjitha vendet e botës. Në këtë vazhdë është edhe kjo nismë, ne kemi tashmë një qendër të re hemodinamike, me njerëz të apasionuar, të specializuar, të cilëve u uroj sukses në rezultatet në të ardhmen”.

Duke folur për zgjerimin e mundësive të financimit me para publike për krijimin e një qëndreje të dytë publike, e cila përtej zgjerimit të ofertës, krijon edhe mundësinë për më tepër konkurencë profesionale dhe më shumë zhvillim, Beqaj u shpreh i bindur se “ajo çfarë mund të arrijmë vitin e ardhshëm, që do të jetë viti i plotë, do të jetë plotësimi i rreth 20% të nevojave me këtë shërbim, duke marrë parasysh QSUT-në,  këtë shërbim, financimin tek privati, dhe padyshim, edhe kabinetin që do të duhet ta hapim në Spitalin Rajonal të Shkodrës”.

. “Hapja e këtij shërbimi, e plotëson profilin e këtij spitali, si spital universitar i përgjithshëm, jo vetëm për sëmundjet e mushkërive, siç jemi mësuar normalisht,” – tha z. Beqaj, duke falënderuar drejtuesit e spitalit që e bën të mundur fillimin e funksiopnimit të këtij shërbimi, si dhe drejtuesit e shërbimt universitar të QSUT-së për mbështetjen profesionale që i dhanë këtij procesi.


20% e nevojave që kanë pacientët për të marrë shërbimin e koronarografisë në spitalin Shefqet Ndroqi, do të zgjidhen falë këtij shërbimi të ri. Megjithatë ministri Beqaj nuk nguroi të pranojë se në shërbimin mjekësor ka ende shumë punë për të bërë.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja,com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane