Beqaj përuron Poliklinikën Qëndrore
të Tiranës, pajisje të reja shërbimi

Beqaj përuron Poliklinikën Qëndrore<br />të Tiranës, pajisje të reja shërbimi
Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, i shoqëruar nga ambasadori Italian në Shqipëri Massimo Gaiani, ka përuruar sot ambientet e rikonstruktuara të Poliklinikës Qëndrore në Tiranë, së cilës i janë shtuar edhe pajijse të reja ekografie dhe radiologjie.
 
Ministri Beqaj deklaroi se qeveria shqiptare po arrin me sukses një standart të ri në ofrimin e shërbimeve mjekësore cilësore për qytetarët.
 
Ndërsa ambasadori Gaiani tha se nuk është vetëm e rëndësishme pajisja me aparatura të reja, por përdorimi efiçent i tyre nga mjekët në shërbim të qytetarëve.
 
Investimi prej 11 milion eurosh përfshin pajisjen me aparate të reja ekzaminimesh jo vetëm në Tiranë, por edhe në poliklinikat e Gjirokastrës, Peshkopisë e Korçës.

Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 23.4 kg heroinë e marijuanë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 23.4 kg heroinë e marijuanë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë