Beqaj: Po bëhet furnizimi me
ilaçe në spitalet e vendit 

Beqaj: Po bëhet furnizimi me<br />ilaçe në spitalet e vendit 
TIRANE- Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka përuruar vendosjen e pikave të recepsionit në spitalin e Korçës. Sipas ministrit Beqaj po zhvillohet një mënyrë e re e organizimit nëpër spitale duke përmirësuar kështu edhe shërbimin në spitale.

Duke falënderuar USAID-in dhe qeverinë e popullin amerikan për mbështetjen e vazhdueshme të sistemit të kujdesit shëndetësor në Shqipëri, Ministri Beqaj theksoi se modele të tilla administrimi dhe menaxhimi si ky projekt i zbatuar në Spitalin e Korçës, dhe më herët edhe në Spitalin e Lezhës dhe SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”, ofrojnë mundësinë që shërbimet spitalore që ndërtohen të jenë të suksesshëm, duke treguar një kujdes të veçantë ndaj pacientëve dhe komunikimin me komunitetin për t’i shërbyer më mirë nevojave të tij.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024