Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka inspektuar punimet për rikonstruksion në Poliklinikën e Specialiteteve nr. 1 në Tiranë nga ku ka deklaruar se tashmë është hapur një kantier i shëndetësisë për të përmirësuar dukshëm shërbimin shëndetësor.
630 mijë dollarë sipas Ministrit po investohen pikërisht për ndërtimin dhe rikontruksionin e Poliklinikave. Ai ka thënë ndër të tjera se investime të tilla si vënia në punë me pajisje moderne dy Poliklinikat e tjera të Specialiteteve në Tiranë janë demonstrim i faktit se qeveria, sipas tij, është në drejtimin e duhur për të përmirësuar ndjeshëm kujdesin Parësor në qytetin e Tiranës.
Beqaj renditi një sërë nismash të ndërmarra nga Ministria e Shëndetësisë, që shprehin –siç thotë ai- vullnetin e Qeverisë për të ofruar shërbim shëndetësor sa më cilësor dhe sa më pranë qytetareve.
“Nismat tona në Shërbimin Parësor janë konkrete, duke filluar nga Programi i Kontrollit Shëndetësor Bazë pa Pagesë për popullatën 40-65 vjeç; ka një zgjerim të ndjeshëm të Listës së Barnave të Rimbursueshme; ka një qasje të re të shërbimit të mjekut të familjes me zëvendësimin e një kohe të madhe burokratike me elementë inovativë, që janë zëvendësimi i librezës me kartën e shëndetit, kalimi nga receta një-, në dy-mujore, për të sëmurët kronikë; një hap shumë të mirë, sikurse e demonstruam të shtunën në Durrës, kemi ndërmarrë me recetën elektronike, e cila do të fillojë në Durrës dhe brenda dy viteve do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë”, tha kreu i shëndetësisë në vend.
Beqaj e vuri theksin edhe te zgjerimin e kompetencave të pushtetit vendor si rrjedhojë e ndarjes së re administrative-territoriale, përsa i takon funksionimit të shërbimit shëndetësor në territor.
“Tirana është tashmë qytet shumë i madh dhe Bashkia e re ka një territor akoma më të madh, ndaj dhe pushteti që del nga zgjedhjet e 21 Qershorit, do të ketë kompetenca më të gjera edhe sa i takon shërbimit shëndetësor, sidomos lidhur me vendndodhjen në territor dhe me funksionimin e Qendrave të ndryshme shëndetësore në territor, me orare më fleksibël, sipas stinëve të vitit apo epidemiologjive të caktuara”, tha z. Beqaj.
Duke ju përgjigjur interesimit të gazetarëve për planin e investimeve për të gjithë vitin, ministri i Shëndetësisë u përgjigj:
“Ne kemi një plan investimesh për këtë vit me burim të brendshëm rreth 7 milion dollarë dhe një shumë akoma më të madhe me financim të huaj. Praktikisht ne si Ministri Shëndetësie jemi në ritmet e programuara dhe madje kemi mundësi me projektet e hapura të thithim më shumë fonde”.
Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com