TIRANË- Komisioni për Punën Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, diskutoi sot në parim projektligjin "Për shërbimin e urgjencës mjekësore".
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj njoftoi se projektligji parashikon krijimin e Sistemit Kombëtar të Urgjencës, i cili do të jetë i ndarë nga shërbimet e tjera.
Për këtë qëllim, në buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2015, për shërbimin e urgjencës, fondi do të jetë i veçantë.
Projektligji parashikon ngritjen e Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, që do të jetë institucioni përgjegjës për zhvillimin e sistemit të shërbimit të urgjencës mjekësore, nëpërmjet planifikimit, drejtimit, pjesëmarrjes dhe bashkërendimit të të gjitha aseteve ekzistuese në një sistem mbarështetëror të unifikuar, si dhe bashkërendimin e veprimtarisë me sistemet e ngjashme në vendet fqinje.
Në këtë projektligj, një rëndësi të veçantë zë ngritja dhe funksionimi i sistemit të komandë-kontrollit të urgjencave mjekësore dhe mënyra e funksionimit të njësisë së koordinimit të urgjencave mjekësore, që do të jetë bërthama e sistemit të komandë-kontrollit .
Në të përcaktohet shtrirja e shërbimit të urgjencës mjekësore në të gjitha nivelet e ofrimit të kujdesit shëndetësor, përfshirë këtu edhe Spitalin Universitar të Traumës. /ATSH/
/Shqiptarja.com