Beqaj: Qendra shëndetësore e
Velipojës, 2060 pacientë në dy muaj

Beqaj: Qendra shëndetësore e<br />Velipojës, 2060 pacientë në dy muaj
Prej dy muajsh, kohë kur ka nisur edhe shërbimi i posaçëm sh​ëndetësor për pushuesit në plazhe, si dhe në zonat e tjera turistike malore, Qendra Shëndetësore e Velipojës rezulton të jetë ndër ato qendra që ka edhe numrin më të lartë të pacientëve të trajtuar. Sipas të dhënave, të bëra publike nga Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, gjatë një vizite të realizuar dje (16/08/2016) në këtë njësi të shërbimit shëndetësor, rezulton se janë trajtuar 2060 pacentë.

Kreu i shëndetësisë ka pohuar se deri më tani në të gjithë vendin janë mbi 27 mijë pacentë të trajtuar nga stafet mjekësore në qendrat shëndetësore pranë pushuesve. “Përgjatë këtyre dy muajve ka përballuar një volum të madh, është një nga 4-5 qendrat me volumin më të madh në të gjithë vendin me 2060 raste për dy muaj. Kurse në të gjithë Shqipërinë, përgjatë këtij harku kohor, kemi arritur në 27160 raste,” ka pohuar Beqaj.

Por, shërbimi shëndetësor nuk është ofruar vetëm në bregdet, por edhe në zonat malore. Sipas ministrit Beqaj, pacientë të trajtuar rezultojnë edhe në Theth, Razëm e Tamarë. “Në fakt, dua të falënderoj edhe drejtuesit e institucioneve shëndetësore të Shkodrës, sepse në mbarëvajtjen e sezonit turistik, përveç kësaj qendreje këtu, ne kemi mbuluar dhe mbështetur edhe turizmin në pjesën malore,” shtoi më tej ai.

“Në Razëm, janë 650 pacientë të cilët kanë marrë shërbimin shëndetësor, janë 550 pacientë që kanë marrë shërbim në Theth, dhe për herë të parë, këtë vit, hapëm edhe qëndrën shëndetësore në Tamarë, ku kanë marrë shërbim 220 pacientë,” pohoi kreu i shëndetësisë.

Sa i përket rasteve, sipas mjekëve, mbizotërojnë gastroenteritet dhe infeksionet e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, por në Qendrësn Shëndetësore të Velipojës janë paraqitur edhe raste të tjera të komplikuara.

“Peshën më të madhe e zenë gastroenteritet tek fëmijët, por edhe tek të rriturit. Pastaj, kemi infeksionet e rrugëve të sipërme respiratore që i trajtojmë këtu në qendrën tonë. Sigurisht, që nuk kanë munguar as rastet e rënda, ku duhet të theksojme se kemi pasur 12 persona me rrezik mbytjeje, por falë ndërhyrjes së shpejtë kemi arritur ti stabilizojmë dhe ti dërgojmë në Shkodër për trajtim të specializuar.

Raste të tjera, kemi pasur pickime nga merimanga, pickim nga gjarpri në një rast, por falë furnizimit me antivipera, ne kemi arritur ti trajtojmë dhe mjekojmë këta pacientë,” pohoi mjeku Rexhep Lleshi, ndërsa theksoi se ndihmë mjekësore u është dhënë pushuesve nga Kosova, vendet Skandinave apo Gjermania.

Nga ana tjetër, ministri Beqaj premtoi se vitin e ardhshëm, ky shërbim shëndetësor do të shtrihet edhe në zona të tjera turistike, duke futur edhe njësi të lëvizshme.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj