Beqaj: Qeveria financon 32 mln € 
për infrastrukturën shëndetësore

Beqaj: Qeveria financon 32 mln € <br />për infrastrukturën shëndetësore
TIRANË - 32 milionë euro do të jetë financimi i qeverisë për shëndetësinë. Ministri Ilir Beqaj pas mbledhjes së qeverisë tha për mediat se ky financim shkon për kujdesin dhe infrastrukturën shëndetësore.

“Qeveria miratoi sot një financim të rëndësishëm për fuqizimin dhe modernizimin e sistemit shëndetësor me fokus kujdesin spitalor janë 32 milion euro të cilat duke filluar që nga mesi i këtij viti do të bëhen efektive fuqizimin e rrjetit spitalor dhe kryesisht atë rajonal me përmirësime në infrastrukture me zgjerim të kapaciteteve kuruese dhe diagnostikuese me zgjerim të përdorimit të shëndetësisë elektronike”,- u shpreh ministri Beqaj.

Deklaratë e plotë e Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Qeveria miratoi sot një financim të rëndësishëm për fuqizimin dhe modernizimin e sistemit shëndetësor, me fokus kujdesin spitalor. 

Janë 32 milionë euro, të cilat duke filluar nga mesi i këtij viti do të bëhen efektive.

Ne jemi angazhuar që do të çelim kantierin e shëndetësisë dhe ky financim do të jetë ilustrim i konkretizimit të angazhimeve tona.

Financimi do të mbështesë fuqizimin e rrjetit spitalor, kryesisht atë rajonal, me përmirësime në infrastrukturë, me zgjerim të kapaciteteve kuruese dhe diagnostikuese, me zgjerim të përdorimit të shëndetësisë elektronike. Kjo, sepse ne jemi të bindur se synimi ynë kryesor, që është dhe mbetet mbulimi universal, është i arritshëm nëse shoqërohet me aksesin universal.

Bashkë me financimet tashmë të miratuara për 17 milionë euro për fuqizimin e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”; 5 milionë euro për fuqizimin e Spitalit Universitar të Traumës, 10 milionë Franga zvicerane për mbështetjen e nismës “Shëndet për të gjithë”, ne zotërojmë një portofol të konsiderueshëm që do ta shndërrojnë ndjeshëm sistemin e kujdesit shëndetësor në vend.

Faleminderit!

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 12.7 kg heroinë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptar

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 12.7 kg heroinë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptar