Pas akuzave për Urgjencën Mjekësore të Tiranës, ka reaguar ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj. Sipas tij, urgjenca do të funksionojë sipas një modeli të ri, në mënyrë që shërbimi të jetë më i mirë. Beqaj tha se do të ngrihet qendra Kombëtare e Urgjencës në mënyrë që t’u përgjigjet sa më shpejt telefonatave të qytetarëve.
Sipas ministrit të Shëndetësisë reforma po merret pasi Urgjenca Mjekësore e Tiranës ka vetëm 3 autombulanca ndërsa shumë pacientë shkojnë në spital duke përdorur mjetet e veta.
Beqaj u është përgjigjur akuzave të PD-së, duke thënë se pavarësisht se opozita po vijon përbaltjen, reformat në shëndetësi do të vazhdojnë.
/Shqiptarja.com

VIDEO