Beqaj: Së shpejti dhe 3 qëndra
shëndetësore të tjera në Tiranë

Beqaj: Së shpejti dhe 3 qëndra<br />shëndetësore të tjera në Tiranë
Ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj, mori pjesë në përurimin e pikës së re të Qendrës Shëndetësore nr 4 në Tiranë, e cila i shërben 25 mijë banorëve të zonës së “Don Boskos”.
Kjo qëndër e re ofron shërbimin e Pediatrisë, Patologjisë, Check Up, Konsultori i Fëmijës, Injeksione, do të funksionojë sip nga ora 08:00-20:00, dhe shërbimi do të financohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ka bërë me dije ministri Beqaj në fjalën e tij duke shprehur vendosmërinë dhe angazhimin e qeverisë për të shkuar drejt mbulimit universal të popullatës.

Tirana është zgjeruar shumë, ndërsa vendndodhja në territor e Qendrave Shëndetësore të Kujdesit Parësor është po ajo që ka patur para 25 vjetësh. Me këtë shqetësim, ne vendosëm që këtë vit të jemi prezent më pranë qytetarëve dhe vendbanimeve të tyre, ndaj në ditët në vijim, përpos kësaj qendre që hapim sot, do të kemi edhe 3 qendra të tjera në Tiranë – njëra do të jetë në zonën e Komunës së Parisit, një tjetër në zonën e Unazës së madhe dhe një qendër tjetër në fund të rrugës “Siri Kodra”, - u shpreh ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me masat për sezonin turistik, për të mos patur më incidente, pas rastit të mbytjes së një të riu në Gjirin e Lalzit, ministri i Shëndetësisë u përgjigj:

Mospasja e incidenteve nuk është në dorën tonë. Ne jemi angazhuar që t’i përgjigjemi sa më shpejt incidenteve të mundshme, që praktikisht, eksperienca tregon që ndodhin. Janë operative të gjitha Qendrat Shëndetësore që kemi hapur për sezonin turistik, në Alpe dhe nga Velipoja e deri në Sarandë e Ksamil. Në rastin e djeshëm, autoambulanca është përgjigjur në vendin ku është kërkuar brenda një orari prej 25 minutash, që për distancën, territorin dhe trafikun, është një orar i pranueshëm. Megjithatë, duke filluar me rritjen e intensitetit të shërbimit gjatë sezonit turistik, në fundjavë, në qendrat me përqëndrim të madh ne do të vendosim autoambulanca që të jenë aty, në mënyrë që të evitohet koha e vajtjes deri në vend”- tha Beqaj
 
Ministri u pyet edhe për masat që do të meren për të mos patur fluksin aktual të  pacientëve në pediatrinë e QSUT-së gjatë sezonit të verës për të cilën ai tha se do të aktivizohen edhe 3 pika të tjera në Tiranë.

“Do të marrim të njëjtën masë sikurse ndërrmorëm vjet, pra do të aktivizojmë edhe këtë vit 3 pika të Tiranës. Edhe pse duhet thënë se vjet kemi patur një përdorim relativisht të vogël të këtyre pikave, kjo nuk na bën që të tërhiqemi, por kemi shtuar këtë periudhë një trajnim (i kryer në muajin maj) të infermiereve të Qendrave tona Shëndetësore, pranë shërbimit të Pediatrisë”.-përfundoi Beqaj

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

'Aktrim i dobët' para miratimit të Reformës Zgjedhore!

'Aktrim i dobët' para miratimit të Reformës Zgjedhore!