Beqaj: SHBA mbështetje Shqipërisë
në rastet e infeksioneve epidemike

Beqaj: SHBA mbështetje Shqipërisë<br />në rastet e infeksioneve epidemike
Në kuadrin e vizitës së punës në SHBA, Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u prit dje në një takim zyrtar nga Asistent Sekretari i Departamentit të SHBA për Shëndetin dhe Shërbimet Njerëzore, Ambasadori Jimmy Kolker dhe Peter Schmeissner, Drejtor për Europën dhe Eurazinë.
 
Forcimi  dhe zgjerimi i bashkëpunimit dypalësh në fushën e kujdesit shëndetësor, ishte në fokus të takimeve në kuadrin e partneritetit strategjik të nënshkruar vjet ndërmjet dy qeverive.

beqaj ne shba

Ambasadori Kolker e siguroi Beqajn për mbështetje përsa i përket forcimit të kapaciteteve shqiptare ndaj kërcënimeve të ndryshme epidemiologjike, forcimit të kapaciteteve të spitalit infektiv, si dhe përgjigjes së urgjencës mjekësore në rastet e përhapjes së infeksioneve epidemike.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh (VIDEO)

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh (VIDEO)