TIRANE - Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në mbledhjen e Komisionit të Shëndetësisë në Kuvend, foli për situatën e gripit në vend duke theksuar se situata epidemiologjike është normale. Ministri Beqaj shtoi se kohët e fundit ka një tendecë rënie të të prekurve me grip.
“Sot jemi në një situatë normale të gripit, madje ka një tendencë rënie. Kemi analizuar 700 mostra, 124 kanë rezultuar me grip nga të cilat 65 me AH1 dhe 59 me AH3. Patëm dy raste vdekje por që kishin imunitet shumë të dobët.” tha ministri Beqaj.
Lidhur me masat e marra për parandalimin e rasteve me virozat epidemiologjike, Beqaj tha se se ka qenë kujdesi parësor që i dha rëndësi referimit te rasteve të gripit, “Kujdesi parësor i dha shumë rëndësi referimit të rasteve, por spitalet tona tejmbushen edhe gjatë natës me viroza kur ky sherbim mund të merret nga kujdesi parësor. Prandaj është e nevojshme që në pergatitjen e stinës së ardhshme të gripit, që fillon në tetor, duhet të fillojë të ndryshojë mënyra se si funksionon sistemi parësor.” tha Beqaj ndërsa shtoi se duhet të merret vendimi për pajisjen me vaksinat parandaluese.
KRAJA: VAKSINA NUK KA LIDHJE SHKAKËSORE ME AUTIZMINNdërkaq të pranishëm në mbledhje kanë qenë edhe Shefi i Shërbimit të Infektivit në QSUT, Dhimitër Kraja si dhe Drejtori i Politikave Shëndetësore Gazmend Bejtja. Në fjalën e tij Dhimitër Kraja tha se vaksina nuk ka lidhje shkakësore me autizmin, ndërsa shtoi se po shihet mundësia e mbulimit të vaksinimit të personelit shëndetësor, kostoja e të cilit për një vit do të jetë 12 milion lekë të reja ne vit
Ndërsa Drejtori i Politikave Shëndetësore Gazmend Bejtja ripërsëriti edhe një herë se vaksina nuk ka lidhje shkakësore me autizmin.
Mbledhja e Komisionit të Shëndetësinë në Kuvend, erdhi në përgjigje të kërkesës së komisionit për dhënie informacioni nga Ministri i Shëndetësisë lidhur me situatën epidemiologjike në vend.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.3%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4436
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08