Beqaj takon Presidenten e Umbrias,
marrëveshje për shëndetësinë

Beqaj takon Presidenten e Umbrias,<br />marrëveshje për shëndetësinë
 
Thellimi i mëtejshëm i bashkëpunimint në fushat e kujdesit shëndetësor dhe sistemeve sociale, sigurisë dhe cilësisë së prodhimit të ushqimeve, ekonomisë, mjedisit, kulturës dhe arsimit, ishin këto çështjet e trajtuara gjatë takimit që ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka zhvilluar me Presidenten e Rajonit të Umbrias, Catiuscia Marini, në Palazzo Donini, në qytetin e Peruxhias, Itali.
 
Në qëndër të takimit  ishte diskutimi për fushat e bashkëpunimit të ndërsjelltë, në kuadër të “Memorandumit të Mirëkuptimit” që pritet të nënshkruhet ndërmjet Shqipërisë dhe këtij Rajoni. Duke i uruar mirëseardhjen Ministrit Beqaj dhe delegacionit shqiptar, Presidentja Marini theksoi lidhjet “e forta dhe të lashta” që ekzistojnë ndërmjet Umbrias dhe Shqipërisë, dhe vuri në dukje “praninë e qenësishme të komunitetit shqiptar në këtë rajon, i cili pas emigrimit të madh të viteve ’90, ka arritur një shkallë të konsiderueshme të integrimit në Itali dhe veçanërisht, në Umbria.
 
“Shqipëria është një partner i privilegjuar për ne dhe unë dua të ritheksoj rëndësinë që ka ecuria e këtij vendi në rrugën drejt marrjes së statusit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian” ka thënë  Presidentja Marini.
 
 “Unë do të doja së pari të shprehja vlerësimin e qeverisë shqiptare, tha ndër të tjera në takim Ministri Beqaj – për mbështetjen që Italia po i jep vendit tim në procesin e marrjes së statusit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
 
Ndërsa lidhur me përmbajtjen e “Memorandumit”, Beqaj vuri në dukje se ndan plotësisht të njëjtin këndvështrim me mikpritësit, duke theksuar se
“Jam veçanërisht i kënaqur që vendi im, nëpërmjet kësaj marrëveshjeje, do të ketë mundësinë për të përmirësuar më tej sistemin e kujdesit shëndetësor dhe sistemit social në Shqipëri”, theksoi ministri Beqaj në lidhje me përmbajtjen e “Memorandumit”.
 
 
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024