Beqaj: Testimi i mjekëve nuk shkel
ligjin, bëhet për të matur boshllëqet

Beqaj: Testimi i mjekëve nuk shkel<br />ligjin, bëhet për të matur boshllëqet
TIRANË - Testimi i mjekëve dhe infermierëve ka sjellë kundërshtime mes ministrisë së shëndetësisë dhe anëtarëve të Komisionit të Shëndetësisë si dhe grupeve të interesit.

Anëtarët e këtij komisioni pjesa më e madhe mjek në profesion e kundërshtojnë testimin dhe janë në një mendje për edukimin e vazhdueshëm të bluzave të bardha. Ish-ministri i Shëndetësisë Vangjel Tavo ka dhënë argument e tij se pse është kundër këtij testimi, duke theksuar se “Nuk mund të themi se licencat qe keni marrë s’bëjnë”

Sakaqë edhe reagimet e deputetëve  të tjerë kanë qenë të ashpra. Bujar Kllogjri i është drejtuar ministrit Beqaj se sa herë në vend ka zhvillime negative ose problematikë, ju tërhiqni vëmendjen duke ju kundërvënë bluzave të bardha. Deputetja e PD Albina Deda e ka akuzuar ministrin Beqaj si njeriun më pak të përshtatshëm për të bërë këtë testim kur ai njihet si abuzuesi më i madh i fondeve publike. Ndërkohë që replika pati mes Albana Vokshit dhe ministrit Beqaj për testimin e bluzave të bardha.

“Ka ardhur koha të shikojmë realitetin në sy. Testimi i mjekëve nuk është në shkelje me ligjin dhe bëhet për të matur boshllëqet në njohuri. Testimi do ketë vlerësim njohurish specifik sipas vendit të punës. Do të ketë një pjesë teorike bazë dhe pjesa praktike do të jetë sipas specialitetit.Nuk ka asnjë presion ndaj bluzave të bardha. Mjekët e spitaleve private nuk do të testohen”- tha Beqaj, i cili shprehu dëshirën që ky proces të përfundojë brenda muajit Tetor të këtij viti.

Mjekët kundërshtojnë me forcë, madje me indinjatë iniciativën e Ministrisë së Shëndetësisë për testimin e bluzave të bardha si një veprim që cenon dinjitetin e tyre, mjeku infeksionit Tritan Kalo, kërkoi ministrit të Shëndetësisë të kërkojë falje madje nëse ka përgjegjësi të japë dorëheqjen pasi nuk po rikthen dinjitetin bluzave të bardha por po i nëpërkëmb ato.


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin