Beqaj, Vokshit:Kur s'ka oferta, sipas
ligjit blejmë barna të paregjistruara

Beqaj, Vokshit:Kur s'ka oferta, sipas<br />ligjit blejmë barna të paregjistruara
TIRANË - Deputetja e PD-së Albana Vokshi dhe ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj kanë replikuar sërish sot në distancë lidhur me zhvillimin e tenderit të barnave, e dyta replikë në më pak se një javë.
 
Vokshi është ndier e shqetësuar nga “refuzimi i Ministrit të Shëndetësisë për të qënë prezent në seancën dëgjimore për "skandalin" e tenderit të barnave,” duke e konsideruar atë si një “dëshmi të pastër të përfshirjes së tij në afera të dyshimta për të bërë "qoken e fushatës së rilindasve".
 
Partia Demokratike,”- ka theksuar sot ajo në një prononcim për mediat, - “ jo vetëm në Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë, por në të gjitha hapësirat publike do të denoncojë "tenderin e fushatës socialiste", që cenon sigurinë e shëndetit të pacienteve dhe betonon tregun e medikamenteve. Në urdhëresën klienteliste të ministrit,"- sipas saj, - "hiqet çertifikata e sigurisë së barnave dhe origjina e prodhimit. Ky skandal i hap rrugë prodhimit në bodrume të barnave, duke cenuar deri dhe sigurine kombëtare.”
 
Por, nuk ka vonuar përgjigja e kreut të Shëndetësisë, Beqaj, i cili ka rideklaruar: "Çdo vit janë prokuruar barna të paregjistruara; pra, ky nuk është një proces që po ndodh për herë të parë. Lejimi i importit të barnave të paregjistruara në rrethana të caktuara është kompetencë që ligji i barnave ia jep Ministrit të Shëndetësisë. Për më tepër, kjo gjë bëhet edhe më e domosdoshme, në kushtet kur në tenderat që po realizohen, për shumë barna të regjistruara, madje me disa alternativa, nuk ëshë paraqitur asnjë ofertë. Edhe pse shumat nuk janë të vogla, kompanitë nuk japin oferta," - duke shtuar gjithashtu se "prej disa vjetësh të gjitha vaksinat dhe barnat antiretroviralë vijnë në Shqipëri me leje importi."

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në Shëngjin, por me intensitet më të ulët

Vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në Shëngjin, por me intensitet më të ulët