"Tabela e produkteve të akcizës, tregon se ka rritje të prodhimit vendas krahasimisht me importin. TVSH në dogana ka shënuar ulje krahasuar me 2014, dhe kjo ka ardhur si rezultat i konsumit të karburantit. Nuk kemi më të gjithë karburantin e importuar, por kemi prodhim vendas. Importi i energjisë në tremujorin e parë të 2015 është ulur me 229 mijë megavat në orë. Kur fillon prodhimi vendas mbledhja e TVSH është më e vështirë sesa kur produkti vjen nga importi. Kemi ulje të TVSH edhe për makineritë, dhe për materialet e ndërtimit. Renta minerare është elementi që ka më shumë ulje në dogana. Ka ulje në disa të dhëna në dogana, dhe kjo ka ndodhur pasi ka patur ndryshime në raportim import-prodhim vendas. Ne nuk themi që çdo gjë në dogana lulëzon, gjithmonë ka vend për përmirësime", tha Beqiraj.
"Është trefishuar lista e makinerive që përjashtohen nga TVSH, ka ulje në importin e materialeve të ndërtimit, një politikë e qeverisë deri kur të mbarojnë proceset administrative-territoriale, edhe renta minerare ka më shumë ulje në të ardhurat e Doganave", tha Beqiraj.
Ajo shtoi se, "Bankers" ka ulur sasitë krahasuar me 2014 me 121 mijë ton naftë bruto, naftë që nuk është eksportuar. Kjo ka ardhur si pasojë e uljes së çmimit të naftës, ndaj subjekti nuk eksportoi dhe ka vendosur të presë rritjen e çmimit të naftës në burse".
"Ka një rritje të lehtë në sasitë e importuara të minerareve. Por ulja e disa të dhënave në doganave ka ardhur edhe për disa arsye të tjera, si ndryshimi i kulturës import-prodhim vendas", nënvizoi Beqiraj. Sipas saj, "kemi 32 ton më pak import të duhanit pasi është rritur prodhimi vendas, ndërkohë që është ulur edhe importi i energjisë elektrike, po për shkak të rritjes së prodhimit vendas".
Beqiraj theksoi qeveria ka ende borxhe të pashlyera te bizneseve të mbartura nga qeverisja e kaluar. "Kjo qeveri ka akoma shumë borxhe për të paguar dhe tatime nga procese gjyqësore që i kemi peshqesh nga qeveria e kaluar. Çdo tatim fitimi që do mblidhet më tepër, do shkojmë për të plotësuar borxhet. Në TAP futen dhe të gjitha të ardhurat individuale që vinë nga depozita të tjera. Kjo çon në ulje të tatim fitimit mbi të ardhurat personale. Qeveria ka për të paguam për pak shpenzime për interesa", tha Beqiraj.
"Sistemi i ri tatimor është në punë. Mendohet se brenda qershorit të vëmë në punë sistemin e analizës së rriskut për TVSH. Sistemi i ri i Tatimeve është më i miri që Europën Qendrore, dhe është bërë në një kohë rekord. Për paketën e 2016-ës i kemi bërë thirrje bizneseve dhe jemi akoma në fazën e mbledhjes së mendimeve nëse do ketë ndryshime në paketë apo jo", tha ajo. /atsh/