Avokati Idajet Beqiri tha se qëllimi i SPAK duket se nuk është ndëshkimi real i korrupsionit, por largimi i disa figurave nga politika, duke i goditur për çështje të vogla që të shkojnë në burg dhe më pas të dalin nga politika.
Sipas Beqirit, ky nuk është misioni i vërtetë i SPAK. Ai theksoi se në rastin e Ilir Metës, hetimet nuk duhet të kufizohen vetëm te dosja CEZ-DIA, por duhet të përfshijnë edhe çështjen të tjera
Ndërsa për rastin e Sali Berishës, tha se çështja e kompleksit “Partizani” është vetëm një element i vogël krahasuar me akuzat e tjera që, sipas tij, rëndojnë mbi Berishën dhe familjen e tij.
‘Ka një lloj marrëveshje dhe disa prokurorëve në SPAK të ndikuar nga ndonjë segment i caktuar i faktorit ndërkombëtar thotë që do ti godasim që të ikin nga politika, pra do ti bëjmë shembull, kapni ndonjë gjë të vogël që të bëjnë pak burg dhe të dalin pra të hiqen qafe nga politika. Ndërkohë s’është ky misioni i SPAK. Nëse nis një hetim për Metën nuk duhet vetëm për CEZ DIA po edhe për atë çekun 700 mijë euro, duhet rishikim i vendimit dhe për të gjitha akuzat që i dihen atij. Ai vodhi floririn e Krrabës, ka vjedhur gjithë mermerin në malet e Shqipërisë. Numri çështjeve është i madh dhe ti e merr për dy gjëra që janë të vogla.
E njëjta gjë edhe për Berishën sepse u mor për kompleksin ‘Partizani’ i cili është vetëm një gjethe. Po Saliu dhe familja e tij është në hetim për vjedhjen e Bankës së Shkodrës dhe SPAK se ka çuar në gjyq as për vrasjet e Tropojës, për 21 janarin, dihet se kush e bëri atë krim. Strasburgu i tha të gjitha dhe tha është krim shtetëror dhe e ka thënë edhe Berisha vet që unë edhe 300 vetë do të vrisja. Një snajper e çova këtu një atje. Pse SPAK nuk e çon në gjyq’, tha ai.
Lajmi kryesor:
Dosjet e bujshme të SPAK/ Karanxha: Vuri nën hetim 33 zyrtarë të lartë! Beqiri: T’u sekuestrojë pasuritë! Varaku: 2026 do jetë më e suksesshme










