TIRANE – Sekretari për Programin në Partinë Socialiste, Ilir Beqja, në kuadër të fushatës të kësaj force politike “100 arsye për të larguar Berishën”, tha se modeli i paraqitur nga qeveria është ai i borxheve të pashlyera.

Duke theksuar nevojën e një rimëkëmbjeje ekonomike, Beqja tha se Partia Socialiste në pushtet do të ofrojë qëndrueshmëri ekonomike dhe do t’i jap fund modelit të rrënimit të Kryeministrit Berisha.

“97-a ishte vit i rrënimit ekonomik… 2012 është dështim i një modeli rritjeje pa zhvillim, vetëm me borxhe dhe pa e vrarë mendjen për borxhet e marra. Kësaj qeverie i kanë mbetur vetëm 80 ditë…”, deklaroi deputeti socialist.

Në përfundim të deklaratës, Beqja theksoi se “Shqipërisë dhe shqiptarëve u nevojitet një nivel i ri ekonmik”, e cila sipas tij mund të arrihet përmes programit elektoral të Partisë Socialiste, Rilindje! Deklarata e plotë e Sekretarit per Programin ne PS, Ilir Beqja.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)