Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, në një aktivitet sportiv të mbajtur në fushat multisportive të Parkut të Liqenit Artificial, foli për ndërhyrjen e tij në manipulimet që u bënë për zgjedhjet e Federatës Shqiptare të Futbollit. Veliaj tha se kjo ‘luftë’ ishte plus për te dhe nuk kishte përse ndërhynte, por ai tha se e ndiente detyrim për të pastruar të paktën shkeljet që bëheshin në Tiranë nëpërmjet shoqatës rajonale të futbollit.
“Ka shumë njerëz që më pyesin pse unë futem në disa beteja, që ndoshta dikush mendon se nuk janë për kryetarin e Bashkisë, por për sportin. Por nuk kam asnjë pishman që ne bëmë një betejë për futbollin, të paktën për Tiranën, sepse për Kukësin ka tjetër kryetar, për Vlorën dikush tjetër, për Sarandën, për Shkodrën tjetër, por të paktën për Tiranën thamë: “Në Tiranë ka “fair play”, në Tiranë kush investon në fusha, si kjo fushë fantastike këtu te Liqeni, do të kërkojë edhe llogari. Kur secili bën betejën e vet, atëherë edhe shumatorja e betejave tona prodhon një qytet më të mirë,” -e mbylli fjalën e tij Veliaj në aktivitetin që u mbajt për shkak se 2022 është viti i Tiranës si Kryeqyteti Europian i Risinisë.
Fale këmbënguljes së Veliajt zgjedhjet në shoqatën rajonale të Tiranës u ribënë pasi me urdhër të FSHF-së së Armand Dukës kryetar u zgjodh kandidati i mbështetur nga federata Krenar Alimehmeti. Gjykata vërejti shkelje me listat dhe numrin e anëtarëve të shtuar kështu që i dha të drejtë kandidatit të propzuar nga Veliaj Eduard Prodanit.
Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
72.1%
-
Jo
20.4%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3401
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
U plagos gjatë përleshjes ku u vra Martin Cani, FSHF i ofron fizioterapi dhe trajtim të specializuar 14-vjeçarit: Do mbulohen të gjitha shpenzimet!
18 Dhjetor, 09:57
-
Nga Kopshti Botanik te transformimi i akuadromit, Veliaj prezanton disa nga projektet: Numri i shkollave do shkojë në 50
17 Dhjetor, 17:28
-
Tiranë/ Për herë të parë konferenca e solidaritetit islamik! Veliaj: Sporti mundësia më e mirë për të bashkuar njerëzit
17 Dhjetor, 17:17
-
Nga 1 janari 2025 pensionistët do udhëtojnë me abone falas në Tiranë, ja cilët janë përfituesit dhe dokumentet e nevojshme
16 Dhjetor, 22:05
-
Pesë qytetarë betohen për shtetësinë shqiptare, Veliaj: Krenar që i bashkohen energjisë së jashtëzakonshme të Tiranës
16 Dhjetor, 18:08
-
E konfirmojnë në Itali, Juventusi futet në garë për Cristian Shpendin! Vëzhgues në disa ndeshje
16 Dhjetor, 17:02
-
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mban mbledhjen e fundit për vitin 2024, të gjitha vendimet që u morën
16 Dhjetor, 15:20
-
Evropiani U-21 mes Shqipërisë dhe Serbisë, UEFA s'e shqyrton çështjen! Burime: Është shtyrë në shkurt
16 Dhjetor, 14:07
-
Esencë në REPORT TV, 42 kryetarët e Bashkisë së Tiranës, zgjedhjet, akuzat dhe historitë e tyre tragjikomike!
15 Dhjetor, 22:32
-
Superliga/ Teuta 'i fik dritat' Egnatias, i mposht 2-1 dhe i heq mundësinë e kreut! Skënderbeut 2-2 ndaj Bylis, Dinamo kryeson pas gjysmës së sezonit
15 Dhjetor, 18:48
-
Ikin dritat në stadiumin e Durrësit, Teuta - Egnatia ndërpritet për pesë minuta
15 Dhjetor, 17:20
-
Bëma nga Kategoria e Tretë, miqtë braktisin ndeshjen dhe gjithë ekipi ndëshkohet me karton të verdhë
15 Dhjetor, 16:41