BERAT- Biblioteka e Beratit pasurohet me tituj të rinj librash, duke iu shtuar fondit të librave të gjuhës së huaj.

Rrjeti i shoqatës italiane “Toscana”, në bashkëpunim me Konsullatën Italiane në Vlorë kanë dhuruar rreth 300 tituj librash nga letërsia bashkohore dhe të gjuhës italiane.

Ceremonia e dorëzimit të këtyre librave është organizuar në ambjentet e bibliotekës në prani të përfaqësuesve të shoqatës “Toscana”, Konsullatës Italiane, mësuesve të gjuhëve të huaja në këtë qytet dhe nxënës shkollash.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)