Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Berat-Lushnje, në vendin e quajtur ‘Kthesa e Lapardhasë”, ku një 56 vjeçar, që udhëtonte me biçikletë është përplasur nga një mjet. Një automjet, me targa AA 666, që udhetonte drejt hyrjes së qytetit, goditi udhëtarin me biçikletë që dilte nga Berati, i cili ka përfunduar në kanalin në anë të rrugës.
I plagosuri, Anesti Dule është dërguar me urgjence drejt spitalit të qytetit, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetesore. Drejtuesi i mjetit, Qemal Muho mësohet se është shoqëruar në organet e policise, ku do të hetohet në lidhje me aksidentin.
Drejt vendit të ngjarjes kanë mbërritur më pas ekspertë të policisë rrugore, të cilet nisën hetimet e rastit për të mësuar shkaqet e këtij aksidenti.
/Shqiptarja.com