Berat, 7 motoristë arrestohen si
drejtues të dehur, pa dëshmi

BERAT - Shtatë motoristë janë arrestuar sot në Berat për shkelje të legjislacionit për "drejtim të automjetit në gjendje të dehur apo pa dëshmi". Policia e Beratit ka finalizuar sot me sukses operacionin e koduar “Motorristi”, nga ku u bë i mundur arrestimi i shtetasve: Mentor Blerim Gega, 20 vjeç, banues në Kuçovë, Florinan Hekuran Bërzeshta, 28 vjeç, banues në Kuçovë, Sadik Riza Marra, 49 vjeç, banues në Kuçovë, Xhemil XhevairMarra,24 vjeç, banues në Kuçovë, Haxhi Rexhep Sulovari, 20 vjeç,banues në në Kuçovë, Eriol Ramadan Bega, 22 vjeç, banues në në Kuçovë, Alvi Fatmir Mehmetaj, 21 vjeç, banues në fshatin Veterik, Berat. 

Por gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e shërbimeve të policisë rrugore në qarkun e Beratit, gjatë 48 orëve të fundit rezultoi se 14 çiklomotorë u gjetën me shkeljet e sipërpermendura dhe vetëm 7 raste u proceduan penalisht per shkelje te nenit 291 "drejtim i mjetit në gjendje të dehur apo pa deshmi", të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë dhe konkretisht 6 raste pa leje drejtimi dhe 1 rast për perdorim të pijes alkolike gjatë drejtimit të mjetit, si dhe u ndëshkuan 3 drejtues mjeti për mbajtje të xhamave të errësuar sipas nenit 72, pika 12 të "Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë".

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 34-vjeçari në Britani! GJKKO i kishte vënë masën 'Arrest në burg' për grup të strukturuar kriminal (EMRI)

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 34-vjeçari në Britani! GJKKO i kishte vënë masën 'Arrest në burg' për grup të strukturuar kriminal (EMRI)