BERAT- Dikur ata ishin disa djem të apasionuar pas lartësive, ndërkohë që sot drejtojnë shkollën e vetme të licensuar shqipëtare të fluturimit.
Sot, me 13 pilotë, Aeroclub Albania përbën komunitetin më të madh të fluturimit në vend, duke ofruar mundësi fluturimi për të gjithë të apasionuarit pas këtij sporti.
Fluturimi i tyre i radhës ka qenë gjatë këtë të diele në malin Tomorr në Berat, ku gjashtë pilotë kanë përshkuar fluturim 10 kilometra të lartë, duke regjistruar kështu të parën sfidë për sa i përketë lartësisë.
Julian Bejko, një prej organizatorëve të këtij sporti shprehet mbi këtë nismë “Jemi në majën e Tomorrit, rreth 2330 metra. Kemi ardhur si klub për të fluturuar për herë të parë nga ky mal i lartë dhe i shenjtë. Qëllimi yn është që të nisemi që këtu dhe do të ulemi në qytetin e Beratit duke përshkruar 10 kilometra. Është hera e parë që bëhet një gjë e tillë në Shqipëri”.
Një prej pilotëve dhe të apasionuarit e këtij sporti është dhe djali nga Berati, Eduart Gega, i cili synon ofrimin e këtij sporti për të gjithë të apasionuarit.
“Jam shumë i gëzuar që ky aktivitet filloi dhe në Shqipëri. Është një eksperiencë e mrekulleshme, që këta djem të mrekulleshëm mund ta ndajnë dhe me qytetarët e Beratit.
Atë që ata ofrojnë, dhe në Llogara ta ofrojnë me fluturimin dyshe me njerëzit që kanë dëshirë, mund ta bëjnë dhe këtu.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com