Berat/ Aksident i rëndë në qendër të qytetit, motori përplas turisten nga Nepali, dërgohet tek Trauma së bashku me drejtuesin 20-vjeçar

BERAT - Një aksident i rëndë ka ndodhur në qendër të qytetit të Beratit,tek Ura e Varur.

Një motor, me targa BP 293, duke qarkulluar nga ulliri në drejtim të Urës së Goricës, ka goditur një turiste nga Nepali, që po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën, e shoqëruar nga disa turistë të tjerë.

Përplasja ka qenë aq e fortë saqë turistja dhe drejtuesi i motorrit,E.Z,20-vjeç, janë përplasur në asfalt, të plagosur rëndë.

'Rreth orës 15:30, në rrugën urbane "Antipatrea", në vendin e quajtur "Shtëpia e bardhë", motomjeti me drejtues shtetasin E. M., 20 vjeç, ka përplasur shtetasen S. TH., 33 vjeçe nga Nepali, këmbësore, e cila u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore.', thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

Ata janë transportuar fillimisht drejt Spitalit Rajonal Berat, ku pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore, janë transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, që po kryejnë kqyrjen e vendngjarjes, për të konkluduar në shkaqet e aksidentit të rëndë.

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Rama: Ku janë sot përfaqësuesit e UÇK-së që Rexhep Qosja i kërkonte në udhëtimin historik drejt Rambujesë

Rama: Ku janë sot përfaqësuesit e UÇK-së që Rexhep Qosja i kërkonte në udhëtimin historik drejt Rambujesë