Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Berat-Urë Vajgurore. SH.M 36 vjeç, banues në Fier, ka humbur jetën në vend pas përplasjes që ka marrë nga një automjet tip "Benz" me targa AA  699IB.
 
Automjeti drejtohej nga Altin Hoxha, 47 vjeç, banues në Berat, i cili është arrestuar menjëherë nga policia.
 
Shkak i aksidentit mendohet të jetë shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtuesi i mjetit.  
 
Njoftimi i Policisë së Beratit
 

Në Berat nga ana e Seksionit të Policisë Rrugore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
 
·         Altin Hoxha, 47 vjeç, banues në Berat, pasi në aksin rrugor Berat–Urë Vajgurore, pranë fshatit Moravë, duke drejtuar automjetin tip “Benz” me targa AA699IB, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin Sh.M, 36 vjeç, banues në Fier, i cili si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën.
 
Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

Redaksia Online
Shqiptarja.com