BERAT- Një 49-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga policia e Beratit pasi akuzohet për dy vrasje në vitin 1997. Kudret Zhuka, 49 vjeç banues në lagjen “Kushtrim”, në Berat, është arrestuar 16 vite pasi ka kryer vrasjet.
Zhuka akuzohet për vrasjen dhe djegien e dy personave në vitin 1997.
49-vjeçari, Kudret Zhuka, në bashkëpunim me persona të tjerë ka vrare më armë zjarri dhe më pas ka djegur me benzimë shtetasit Eduart Pema, 27 vjeç, dhe Arjan Avdullaj, 18 vjeç.
Pas një hetimi 2-mujor, policia e Beratit ka mundur të arrestojë shtetasin Kudret Zhuka, ndërsa materialet i kanë kaluar prokurorisë së rrethit.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com