Berat/ Ali Kreku, mjeshtri i hekurit, me 56 vite pune mbi supe: Të rinjtë s’duhet të braktisin zanatet

Ali Kreku, është ndër të rrallët kovaçë në Berat. E ka nisur punën 14-vjeç dhe sot në kapërcim të 70-ve e demonstron se ky zanat nuk njeh moshë.

“Në 1971 fillova punë kur isha 14 vjeç.Ndërkoh bëra shkollën e mesme profesionale. E bëra shkollën që të njoh më mirë profesionin tim. Mësova vizatimin teknik e gjithçka duhet për këtë profesion. Zanatçiu po s’pati shkollë nuk di ta bëj mirë punën”.

Mjeshtër Aliu tregon se ndihmesë për të kanë qenë zanatçinjtë e vjetër të Beratit, prej të cilëve ka mësuar jo vetëm përpunimin e hekurit.

“Unë kam jetuar në lagjen Kushtrim. Në lagjen time ime ka pasur shumë mjeshtra të cilë kan punuar hekurin.  Familja Sharavolli të cilët kanë qën më të dëgjuar jo vetëm qarkun e Beratit por në gjith jugun. Prej tyre mësova zanatin dhe edukatën e punës. Fjala e parë që më kanë thënë është: Duhet të jesh njeri, të dish të respektosh dhe të sillesh mirë me të gjithë”.

Në kohën e diktaturës ka punuar në ndërmarrje bujqësore, dhe pas ’90-ës ka hapur punishten e tij në fshatin Bilçe të Beratit.

“Kam shumë kërkesa për vegla pune por edhe për tavolina karige, kangjella”.

Po kështu ka bërë dhe punime artizanale, si shpata, shtiza, mburoja që sot shërbejnë si dekore në restorantet tradicionale të Beratit. Kovaçi 70-vjeçar është i keqardhur që rinia i është larguar zanateve, ndërsa bën apel për ta.

“Fëmija im nuk e donte këtë zanat. Kam nipin por është ende i vogël. Te rinjte po ikin nga vendi. Unë dua tu them të rinjve se pararësisht shkollës që bëjnë duhet ta marrin një zanat sepse nuk të lë kurrë pa para. Është zanat i bukur mua më jep kënaqësi dhe do punoj sa të kem këmbë e duar”.

B.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike

Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike