BERAT- 5 persona janë arrestuar për kultivim të bimëve narkotike, ku mes tyre një inspektor policie në Mallakastër.

 Operacioni i koduar "Gjerbës" ndaloi personat të cilët kultivonin  bimë narkotike në fshatin Osmënzezë të Beratit dhe  në Gjerbës e Selitë të Mallakastrës.

Të arrestuarit janë:Operacioni ‘Gjerbes’ ne Berat dhe Mallakaster te arrestuar per kultivimin e bimeve narkotike jane:

Petrit Rakipi, 53 vjeç, banues në Berat;

Gentjan Xhaferraj, 34 vjeç, banues në Mallakastër;

Ardian Saliaj,  44 vjeç, banues në Mallakastër;

Lorenc Xhanaj, 31 vjeç, banues në Mallakastër;

Luftar Xhaferraj, 51 vjeç, me detyrë inspektor i Policisë së zonës në Komisariatin e Policisë Mallakastër.

Sipas policisë, gjykata ka vendosur masën e sigurisë "Arrest në burg dhe materialet  i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike, në bashkëpunim" ndërsa për punonjësin e Policisë për veprat penale "Shpërdorim detyre" dhe "Kultivim i bimëve narkotike".