Berat, arrestohet 35-vjeçari i
dhunshëm, tentoi të vrasë vëllanë

Berat, arrestohet 35-vjeçari i<br />dhunshëm, tentoi të vrasë vëllanë
BERAT- Policia e Beratit arreston një 35-vjeçar, i cili akuzohet se tentoi edhe ta vrasë, vëllanë e tij, pasi rregullisht e dhunonte të gjithë familjen e vet.
 
Sipas një deklarate zyrtare nga policia e Beratit, pas operacionit të koduar  “Samatica”,  u bë i mundur arrestimi i 35-vjeçarit Saimir Shehu, banues i Samaticës, i dënuar më parë për dhunë në familje.
 
 Arrestimi i tij u bë në zbatim të  vendimit  të gjykatës së Beratit, e cila kishte vendosur  masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tij, por në mungesë për faktin se kish dashur të vriste vëllanë e tij.  
 
Shehu në mënyrë të vazhdueshme dhunonte  pjestarët e familjes së tij, babanë dhe vëllanë.
 
Ai është dënuar dhe më parë për dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij K. Shehu. 
 
Por, më  datë 21 shtator 2013, pas nje grindjeje familjare të radhës, ai ka tentuar edhe ta vrasë vëllanë e tij M.Shehu, 30 vjeç dhe për këtë arsye ishte shpallur person në kërkim nga policia e Beratit.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

7 viktima nga moti i keq me stuhi e shi në Francë e Zvicër, përmbytje e rrëshqitje dheu në zonat alpine në Itali

7 viktima nga moti i keq me stuhi e shi në Francë e Zvicër, përmbytje e rrëshqitje dheu në zonat alpine në Itali