BERAT - Një koreano verior i shpallur në kërkim nga Italia është arrestuar pasditen e sotme në Berat. Mësohet se koreani Hari Basko alias Hari Bello, 43 vjeç jetonte prej kohësh në vendin ku ka marrë edhe shtetësinë shqiptare.

Arrestimi i tij u bë pasi Gjykata e Padovas, Itali, e ka dënuar me 12 vjet e 2 muaj burgim për veprën penale të “Pjesmarrjes në organizatë kriminale me qëllim trafikun e drogës” parashikuar nga nenet 73 dhe 74 te Ligjit Italian mbi drogën.

Operacioni për arrestimin e tij është zhvilluar nga ana e Seksionit për Narkotiket  dhe Trafiqet.
 
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)