Berat/ Arrestohet një person, akuzohet për ngacmim seksual ndaj një të mituri! Kamerat e filmuan kur e përndiqte! Ishte recidivist

Berat/ Arrestohet një person, akuzohet për ngacmim seksual ndaj një të mituri! Kamerat e filmuan kur e përndiqte! Ishte recidivist

Foto ilustruese

Një person i dënuar më parë për ngacmim seksual është arrestuar për një tjetër rast të ngacmimit seksual këtë herë me të mitur. Në një njoftim për median prokuroria e Beratit informon se personi është ndaluar pas kallëzimit të bërë nga një i mitur.

Më 25.11.2024, shtetasi i mitur A.Gj., ka bërë kallëzim penal ndaj këtij personi, duke e denoncuar se e ka kapur dhe çjerrë nga dora, por më pas i është afruar babai dhe e ka larguar prej tij.

Jo vetëm kaq mësohet nga hetimet se ai e ka përndjekur të miturin.

Në kuadër të hetimeve të procedimit penal nr.712/2024 ndaj këtij shtetasi për ngacmim seksual ndaj një të mituri, u krye Akti i Ekspertimit Mjekoligjor nga ku rezultoi se i mituri ka dëmtime të shkaktuara me mjet të fortë mbrehtës. I pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale shtetasi K.Gj, babai i të miturit, deklaroi se e ka telefonuar djali dhe i ka thënë po më ndjek një burrë dhe ai menjëherë ka dalë nga banesa dhe ka ikur në drejtim të djalit.

Nga ana e organit procedues u bë këqyrja e pamjeve filmike nga ku rezultoi se shtetasi A.Gj kthen kokën pas për të parë kush e ndjek dhe më pas shfaqet personi i identifikuar si shtetasi R.O., i cili e ndjek nga pas.

Nga analiza e provave shkresore të administruara, rezultoi se ka dyshime të arsyeshme bazuar në prova se shtetasi R.O. ka kryer veprën penale të “Ngacmimi seksual” parashikuar nga neni 108/a/2 i Kodit Penal.

Në këto kushte, prokuroria vlerësoi se duhet të procedohet me ndalimin e menjëhershëm të shtetasit R.O, pasi ekziston rreziku që ky shtetas të largohet dhe t’i shmanget hetimit.

Gjithashtu, kjo masë synon edhe parandalimin e ngjarjeve më të rënda si dhe garanton interesin më lartë të fëmijës së mitur. Prokuroria kërkon që masa e dënimit të jetë jo më pakë se katër vjet në maksimum, pasi vepra në rastin konkret dënohet në maksimumin e saj me 7 (shtatë) vjet burgim.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

DASH e cilëson 'retorikë të papërgjegjshme' kërcënimin e Medvedevit ndaj NATO-s

DASH e cilëson 'retorikë të papërgjegjshme' kërcënimin e Medvedevit ndaj NATO-s