Gazetari Agim Pipa udhëtoi drejt Roshnikut fshatit 12 kilometra larg Beratit për të sjellë në emisionin "Veri Jug' traditet e banorëve atje.

Fshati ndër shekuj njihet për fiqtë me nam.  Në Roshnik, tryezat familjare shquhen edhe për gatesa tradicionale dhe kulturën e jetesës.

Lakrori me dy petë i zonjës Lumturi Fiska dhe rosnica, gatesa e veçantë e këtij fshati, shpjeguar nga teknologu i lartë Ardit Fiska, djali i familjes. 

Emisioni 'Veri Jug" transmetohet premierë çdo të dielë ora 13:30 në Report Tv.