BERAT - Një aksident ka ndodhur në orët evona të ditës së sotme (17.08.2013) ku tre të mitur janë goditur nga një automjet. Aksidenti kandodhur në lagjen “Dëshmorët e Kombit” në vendin e quajtur “Kinoklubi”. Ndërsa kanë qënë duke vrapuar fëmijët kanë shpëtuar prindërve duke dalë në rrugën krysorë ku qarkullonin makinat.

Burime të policisë bëjnë me dije se një mjet tip “Ciotren fuoristrad” me targa AA 026 BV ka goditur tre vogëlushët të cilët kanë qënë duke vrapuar nga njëra anë e rrugës në tjetrën. Drejtuesi i mjetit 53 vjeçari Lulzim Dudushi është munduar të frenoj mjetin duke shmangur një tragjedi mepas fëmijët janë dërguar në spitalin e beratit ku dhe kanë marrë ndihmën e duhur.

​Sipas burimeve spitalore fëmijët janë jashtë rrezikut për jetën ndërsa janë vetëm të shokuar nga kjo ngjarje. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit ndërsa nga të dhënat e para mësoet se mjeti ka qënë me shpejtësi tepër të vogël që lejohet brenda zonave të banuara ndërsa fëmijët i kanë prerë rrugën. Po punohet për zbardhjen e motiveve të këtij aksidenti, fëmijët janë Sh.K M.K moter e vëlla 3 dhe 7 vjeç dhe kushuriri tyre E.K 4 vjeç.

berat 3 te miturit
(Ne foto: Njeri prej femijeve te aksidentuar)

Lajmi u përditësua

Redaksia Online
(mag/b.m/shqiptarja.com)