Rrugët e brendshme të qytetit të Beratit janë krejtësisht të degraduara dhe nuk njohin asnjë investim prej vitesh.
Pavarësisht se Berati mbrohet nga UNESCO, rrugët dytësore ofrojnë një panoramë aspak të këndshme për një qytet me vlera të jashtëzakonshme kulturore dhe historike.
Pluhuri në verë dhe balta në dimër është panorama e zakonshme që ofrohen për vizitorët e shumtë.
Rruga kryesore e lagjes “30 Vjetori” në këtë qytet, ku ndodhen dhe një sërë institucionesh, ka ditë që është mbushur me ujë në të gjithë gjatësinë e saj.
Gropat e mëdha që ndodhen në rrugën pa trotuare krijojnë vështirësi edhe në qarkullimin e banorëve dhe automjeteve.
Banorët e kësaj lagje tregohen modestë. Ata nuk pretendojnë më për hapësira të gjelbra, ndriçim apo trotuare, por kërkojnë vetëm asfaltimin e rrugës
Hedhja e dheut të kuq në trasenë e rrugës, vetëm sa e ka përkeqësuar situatën. Burime nga bashkia e këtij qyteti bëjnë me dije se rrugët dytësore janë pjesë e projekteve të punës për tu realizuar në të ardhmen.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO