BERAT- Banorët e lagjes “ish-Pjeshkore” në Berat vuajnë prej 15 vitesh mungesën e infrastrukturës rrugore. Rrugët e kësaj lagje kthehen të pakalueshme sa herë që ka reshje shiu.

Në ditët me shi kjo rrugë bëhet thuajse e pakalueshme për banorët, të cilët ankohen se vështirësia më e madhe qëndron tek fëmijët e tyre, kur shkojnë e kthehen nga shkolla.

Banorët kanë dërguar disa kërkesa në bashki, por deri tani nuk kanë marrë asnjë zgjidhje për rehabilitimin e rrugëve.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)