Këshilli Bashkiak i Beratit ka miratuar dje vendimin për prishjen e Stadiumit të Vjetër të qytetit dhe ndërtimin në vend të tij, të një Qendre Rinore. Për shkak të këtij vendimi, i miratuar vetëm me votat e mazhorancës PS-LSI, mbledhja është shoqëruar me debate, ndërsa këshilltarët demokratë kanë deklaruar se prishja e stadiumit bëhet me qëllim betonizimin e kësaj hapësire dhe ndërtimin e pallateve shumëkatëshe.
Këshilltari demokrat në Këshillin Bashkiak të Beratit, Namir Lapardhaja, u shpreh për Shqiptarja.com se ky është një lajm i keq për dashamirësit e futbollit beratas, pasi sipas tij, një pjesë e historisë së këtij qyteti, është edhe Stadiumi i Vjetër.
"Berati nuk do të ketë më Stadiumin e Vjetër. Vendimi është marrë në këshillin bashkiak të Beratit vetëm me votat e PS-së dhe LSI-së. Një lajm i keq jo vetëm për dashamirësit e futbollit, por edhe për çdo qytetar beratas, të cilët në kujtesën e tyre kanë të ngulitur thellë Stadiumin e Vjetër, si pjesë e pandarë e historisë së këtij qyteti ndër vite. Një gjë të tillë nuk e bëri asnjë kryetar bashkie në këto 25 vite. Por ja... U desh të vinte 2016 dhe aty, pas një projekti në dukje për qendër rinore, shumë shpejt do të gëlojnë ndërtimet shumëkatëshe, lokalet, qendrat e biznesit, pse jo edhe pallatet etj. Kuptohet qëllimi dhe se kush fshihet pas gjithë kësaj", u shpreh Lapardhaja.

Sipas tij, këshilltarët e PD-së propozuan rikonstruksionin e këtij stadiumi për ta kthyer atë në një qendër sportive multifunksionale, ashtu siç edhe premtoi gjatë fushatës elektorale kryetari aktual i Bashkisë së Beratit, Petrit Sinaj. Lapardhaja shprehet me ironi se “investimi” i parë i Bashkisë së re, është shkatërrimi i një terreni sportiv me vlera historike për qytetin.
"Ajo që nevojitet është investimi në Stadiumin e Vjetër, duke e kthyer atë në një ansambël të vërtetë, ku mund të zhvillohen dhe kryen lojëra dhe aktivitete nga më të ndryshmet, për të gjithë moshat dhe kategoritë. Ndërkohë, një gjë e tillë është dhe një ndër shumë premtimet e thyera të drejtuesit aktual të bashkisë Berat, i cili kishte premtuar gjatë fushatës jo vetëm ngritje të akademisë sportive për ekipin e moshave, por edhe për investime në terrenet sportive dhe ja... investimi i parë: shkatërrimi i një terreni sportiv historik", deklaroi këshilltari i djathtë në Bashkinë e Beratit, Namir Lapardhaja.
Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com