Berat, Beqaj: 20 ambulanca të reja
së shpejti në shërbim të qytetarëve

Berat, Beqaj: 20 ambulanca të reja<br />së shpejti në shërbim të qytetarëve
BERAT- Përfundimi i rikonstruksionit të ambienteve të Drejtorisë së Shëndetit Publik në Berat, është ndjekur nga afër nga ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Me një fond prej 15 milionë lekë të vjetra këto mjedise janë rikonstruktuar, ndërkohë që Beqaj në fjalën e tij u shpreh se do të ofrojmë jo vetëm shërbim cilësor të mirë, barna, por dhe mjedise cilësore.
 
Nga qyteti i Beratit, ministri Beqaj ka pranuar faktin se në vendin tonë ka mangësi në rrjetin e ambulancave, duke premtuar se 20 ambulanca të reja do të jenë së shpejti në shërbim.
 
Ministri Beqaj në Berat ka organizuar edhe një aktivitet sensibilizues për t’i thënë “stop duhanit”. Beqaj u shpreh se do të vazhdohet të investohet nga qeveria për shëndetësinë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ 7 persona marrin peng 35-vjeçarin, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie

Tiranë/ 7 persona marrin peng 35-vjeçarin, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie