Berat, bie porta e banesës gjatë
ndërtimit, humb jetën 4-vjeçari

Berat, bie porta e banesës gjatë<br />ndërtimit, humb jetën 4-vjeçari
BERAT - Një fëmijë 4-vjeçar ka humbur jetën mesditën e sotme, pasi është aksidentuar në banesën e tij në ndërtim.

Burime të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Beratit bëjnë me dije se vogëlushi me inicialet M. C. ka qenë duke luajtur në banesën e tij, ku punonin disa punëtorë për ndërtim.

Rënia e derës së banesës në mënyrë aksidentuale mësohet se ka plagosur rëndë vogëlushin, i cili u transportua me urgjencë në spitalin e Beratit.

Burime nga reparti i kirurgjisë pranë spitalit të Beratit thanë se fëmija është paraqitur me plagë të shumta në trup dhe në kokë.

Mjekët i kanë dhënë ndihmën e parë shëndetësore, por fëmija ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.

Drejt vendit të ngjarjes në fshatin Duhanas të këtij rrethi kanë mbërritur më pas ekspertë të policisë, të cilët nisën hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. 

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca