BERAT- Depresioni dyshohet të jetë bërë shkak për një ngjarje tragjike ndodhur në orët e pasdites së sotme në një fshat të rrethit të Beratit ku viktimë ka ngelur një 32 vjeçare nënë e dy fëmijëve.
Ngjarja ndodhi në fshatin Lapardha 2, të komunës Otllak në rrethin e Beratit. Sokol Gjata, 40 vjeç, dyshohet se qëlloi ndaj bashkëshortes së tij, Alma Gjata, 32 vjeç me mjete të forta, me të cilët ishin duke punuar në serë, duke i marrë jetën.
Çifti Gjata, me dy fëmijë, është parë nga banorë të zonës duke u grindur në serë ndërsa punonin, gjë që është pasuar me thirrjet e gruas që kërkonte ndihmë.
40 vjeçari mësohet se e ka qëlluar bashkëshorten e tij me mjete të forta disa herë në kokë duke i shkaktuar vdekjen, ndërsa pas ngjarjes është larguar vetëm disa metër nga vendi i krimit duke pritur mbërritjen e uniformave blu.
Sokol Gjata ka pranuar krimin, por nuk ka rrëfyer asgjë duke shfaqur hapur shenja të rënda të depresionit. Sipas burimeve të policisë 40 vjeçari Gjata prej disa ditësh kishte shfaqur shenja të forta depresioni.
(jm/jd/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com