Berat,çelet ekspozita 'Hijet e bardha'
me veprat e 138 autorëve nga bota

Berat,çelet ekspozita 'Hijet e bardha'<br />me veprat e 138 autorëve nga bota
BERAT - Pas suksesit të arritur në Prishtinë, në galerinë “Qahili”, ekspozita “Hijet e bardha” ka sjellë në Berat veprat e 138 piktorëve nga mbarë bota.
 
Galeria e Arteve “Edwart Lear” në Berat ka hapur kalendarin e aktiviteteve, për vitin 2014 me një ekspozitë ndërkombëtare të artit elitar. Titulluar “Hijet e bardha” për të treguar se arti lë pas hijet e zeza.
 
Kjo ekspozitë erdhi falë një bashkëpunimi mes galerisë më të re në Prishtinë, asaj “Qahili” dhe galerisë së Beratit.
 
Ekspozita mblodhi miq të artit nga Shqipëria e Kosova dhe u ndoq me mjaft interes nga ana e vizitorëve, duke i hapur kështu rrugën aktiviteve të tjera që do të zhvillohen në vijim.
 
Veprat e paraqitura në këtë ekspozitë sollën një risi në galerin e Beratit, përsa i përket formatit të vogël të tyre.
 
"Pjesëmarrësit në ekpozitë i përkasin një brezi të ri", u shpreh drejtoresha e galerisë Nita Qahilli, e cila ndër të tjera premtoi se bashkëpunimi me galerinë e Beratit nuk do të jetë i fundit.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane