BERAT - Çelet në Berat panairi i përvitshëm i prodhimeve bujqësore e blegtorale. Aktiviteti u organizua në komunën e Roshnikut, e njohur për prodhimet e fikut, rrushit e produkte të tjera frutore, si dhe prodhime të ndryshme blegtorale, vera etj.
Në këtë panair ku u prezantuan prodhime vetëm bio, morën pjesë përfaqësues të Dhomës së Tregëtisë Britanike në Shqipëri, Përfaqësues të Korpusit të Paqes, pushtetarë lokalë dhe shumë qytetarë të tjerë të ardhur edhe nga rrethet e tjera.
Panairi është shoqëruar edhe nga një atmosferë festive, ku pjesëmarrësit në panair shijuan tinguj të muzikës popullore të grupeve muzikore te ardhur nga Kosova.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com