“Italia në telajo” është ekspozita e veçantë që u çel në qytetin e Beratit.
Janë 35 piktura të emrave më të zë të artit figurativ si Buron Kaceli, Nikolin Ivanaj, Pashk Përvathi, Adrian Cene, Zhaneta Kadillari, Agron Polovina, Anila Zajmi e shumë të tjerë.
Frymëzuar nga natyra mahnitëse e vendit fqinj, ata sjellin për artdashësit një eksperiencë plot ngjyra të qendrave të rëndësishme të artit, si Roma, Firence, Milano, Venecia e veçanërisht nga Komunat Arbëreshe. Pikturat janë realizuar ndër vite, në kolonitë e artistëve, apo gjatë udhëtimeve individuale.
“Nëse do të shohësh shqiptarin e vertetë duhet të njohësh arbëreshët. Këtu është shtëpia muze e Jeronim De Radës dhe kjo është rrugica. Më frymëzon shumë zona e Kalabrisë…”, tha Nikolin Ivanaj, piktor.
Ekspozita vjen si bashkëpunim i Konsullatës së Italisë në Vlorë, Bashkisë Berat dhe Grupit të PleiAir-it, në kuadër të Javës Kulturore Italiane.
“Java e Kulturës Italiane po kthehet në traditë, nën kujdesin e ambasadës italiane në Tiranë. Ekspozita është një ndër aktivitet e shumta kulturore që zhvillojmë me qëllim krijimin e urave të bashkëpunimit dhe komunikimi midis dy vendeve tona”, tha Iva Palmjeri konsulle e Italisë në Vlorë.
Përgjatë fundjavës turistët e shumtë dhe qytetarët beratas kanë mundësi ta vizitojnë ekspozitën “Italia në telajo” në galerinë “Edward Lear”.
A.M./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet që ndërkombëtarët të ushtrojnë më shumë presion ndaj Serbisë?
-
Po
93.7%
-
Jo
2.9%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 552
Lajme të tjera
-
Berat/ Breshër i dendur në Kozare, dëmtohen prodhimet bujqësore në gjashtë fshatra
30 Shtator, 10:54
-
Atentati me 1 të vrarë dhe 3 të plagosur para komisariatit në Rrëshen, shkarkohen drejtuesit e policisë së Mirditës! Lëvizje edhe në Fier, Berat e Pogradec
29 Shtator, 10:42
-
Inaugurohen 3 godina arsimore në Berat, Bashkimi Europian 180 mijë euro për restaurimin
28 Shtator, 18:43
-
Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor në Berat krejtësisht e transformuar
27 Shtator, 09:10
-
Në burg për trafik të lëndëve narkotike, i dënuari ndërron jetë gjatë operacionit në Senatoriumin e Tiranës
25 Shtator, 21:27
-
EMRI/ Kreu pesë vjedhje nga korriku në shtator, arrestohet 30-vjeçari në Berat! Ishte shpallur në kërkim nga policia
25 Shtator, 10:36
-
Merrnin para për leje ndërtimi e bënin favorizime, SPAK kërkon 13 vite burg për 3 ish-zyrtarët e bashkisë Dimal dhe 2 përfaqësuesit e firmës private
20 Shtator, 14:28
-
Shtëpia e barit në Dimal, Frederik Borova rikthehet për rivlerësim e masës së sigurisë! Gjykata e lë sërish ‘burg me afat 30-ditë’, pritet akti i ekspertimit psikiatrik për të
20 Shtator, 13:00
-
‘Censi 2023’, procesi nuk nis në Kukës, shkak zgjedhjet! Report Tv ndjek në terren anketuesit e INSTAT në disa qarqe! Regjistrimi elektronik me tabletë dhe hartë digjitale
18 Shtator, 17:26
-
Operacioni ‘Tempulli’/ Shisnin drogë në lavazhin afër një shkolle në Berat, arrestohet 36-vjeçari! Nën hetim bashkëpunëtori (VIDEO)
16 Shtator, 12:16
-
Dimal, fëmijët e dy fshatrave mësim në lokal, Banori: Ka 4 vite që shkolla është premtuar dhe asgjë! I bëjmë thirrje Edi Ramës
11 Shtator, 11:42
-
Zjarr në fshatin Galinë në Berat, digjet kasollja e bagëtisë
10 Shtator, 11:04