Një 32-vjeçar në Berat me inicialet R.P, i dënuar më parë, është arrestuar së fundmi pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj prindërve të tij, duke i shkaktuar atyre dëmtime fizike.
Ndërkohë një rast i kultivimit të kanabisit i ka hapur punë katër personave në Poliçan. Kjo pasi ata akuzohen se kishin dijeni për ngjarjen, ndërsa autori D. Sh është shpallur në kërkim nga policia.
Të proceduar janë kryeplaku i fshatit, një person tjetër dhe dy roje të cilët të katërt akuzohen se kishin dijeni për ngjarjen.
Komento