Një 42- vjeçar është arrestuar nga uniformat blu në qytetin e Beratit, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij 71- vjeçar dhe bashkëshortes së tij, G.L, 35 vjeç.

Në pranga ka përfunduar Sokrat. L, i cili është akuzohet për veprën penale “Dhuna në familje. Materialet për këtë rast i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Berat.

Njoftimi i policisë
Ushtron dhunë fizike ndaj babait dhe bashkëshortes së tij, arrestohet në flagrancë nga policia

Më datë 02.10.2017, nga Seksioni për Krimet, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Sokrat L., 42 vjeç, banues në Berat, pasi në banesën e tij për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij shtetasit L.L, 71 vjeç, dhe bashkëshortes G.L, 35 vjeçe, banuese në Berat.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale ”Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Dhunon vëllanë, arrestohet lushnjari
Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Lushnjes, pasi akuzohet për dhunë në familje. Policia bën me dije se është arrestuar shtetasi Saimir V., banues në fshatin Krutje të Lushnjes. 
Sipas uniformave blu, arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vëllait të tij shtetasit E. V., 30 vjeç, në prezencë të fëmijëve të mitur.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale "Dhunë në familje", parashikuar nga Neni 130/a/4 i Kodit Penal.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com