Rastet e dhunës në familje sa vijnë dhe shtohen dita ditës. Ditën e sotme një person ka rënë në prangat e policisë dhe një qytetare është pajisur me urdhër mbrotjeje të menjëhershëm.
Policia e Beratit ka arrestuar një 40 vjeçar me inicialet P.V., banues në Urën Vajgurore pasi ka ushtruar dhunë psikologjike mbi bashkëjetuesen e tij, B.B., 39 vjeç.
Materialet lidhur me këtë çështje i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Dhunohet nga burri, merr urdhër mbrojtjeje 66 vjeçarja
Një rast tjetër i dhunës në familje është shënuar po në Berat, ku një 66-vjeçare ka bërë një kërkesë-padi ndaj bashkëshortit të saj.
P.P, 66 vjeçe, banuese në Berat është pajisur menjëherë me urdhër mbrojtjeje, pasi bashkëshorti i saj M.P., 66 vjeçar, ushtronte dhunë psikologjike ndaj saj.
Materialet proceduriale i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
Redaksia Online
E.S / shqiptarja.com
/Shqiptarja.com