BERAT - Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave, ka ndodhur ditën e sotme në Berat. Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit, ku drejtuesi i automjetit tip Benz me targa AA 749 GL ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një pemë pranë Bashkisë së Beratit.
Për pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit, Luan Selenica 52 vjeç si dhe dy pasagjerët, D.Selenica 17 vjeç dhe Ilir Jerës 40 vjeç. Ata janë dërguar në spitalin e Beratit për të marrë ndihmën mjekësore, ku raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com