BERAT - Vetëm 10 ditë e kanë ndarë nga vdekja 56 vjecaren nga qyteti i Beratit. Bukurie Ardita rrëfen për A1Report historinë e saj të nisur në spitalin Onkologjik në QSUT në vitin 2012.
 
Në 27 shtator 2012 pacientja nga Berati ka kryer operacionin e parë në spitalin Onkologjik në Tiranë, pasi mjektët dyshonin për një tumor në mitër. Por vetëm dy ditë më pas gjendja e saj u përkeqësua, por edhe pas operacionit të dytë gjendja shëndetësore nuk ndryshoi, madje infeksioni u përhap në trup.
 
“Gjatë operacionit që bëra tek Onkologjiku, dyshonin për tumor në mitër. Mbas dy tre ditësh plaga u infektua prapë. Sytë mu nxinë, më morën infeksion edhe kofshët. U shtrova urgjentisht ne spitalin në Itali. Doktori italian tha që vetëm 10 ditë jetë ka, kur u operova unë ata thanë që kishte 3 fasho.” - Bukurie Ardita
 
Do të ishte motra e saj që jetonte në Itali ajo që e ndihmoi duke e marrë në shtetin fqinj dhe mjekët italianë në spitalin e Pistola-s do ta operonin me urgjencë pasi sipas tyre brenda plagës ishin gjetur 3 fasho.
 
Bukurie Ardita kërkon që të dy mjekët që i shkaktuan probleme shëndetësore t’i japin dëmshpërblimin si dhe t’i kërkonë falje publike për përkeqësimin e gjendjes shëndetësore.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)