BERAT - Ata janë si të gjithë të tjerët, të qeshur e plot jetë por problemet fizike dhe mendore i privojnë nga shumë kënaqësi të moshës. Janë fëmijët me aftësi të kufizuara të Qendrës “Lira” në qytetin e Beratit të cilët kanë nisur ta ndjejnë atmosferën e festave të fundvitit.

Në sajë të mbështetjes së një organizate jofitimprurëse dhe disa bizneseve u mundësua që të shpërndaheshin dhurata për këta fëmijë.

“Falendnderojmë organizatën TUING (Tirana International Group Albania), të cilët kanë mundësuar dhurata, materiale të ndryshme për personat me aftësi të kufizuar”, u shpreh Alma Kule, Drejtoresha e Qendrës së Fëmijëve, Berat.

Ndërkaq, kryetari i Bashkisë Fadil Nasufi falenderoi shoqatën për
kontributin duke e konsideruar si një shenjë të mirë vullnetarizmi.

(Gre.M/Shqiptarja.com)