BERAT -Alarmi për bombë në degën e bankës Societe Generale Albania në qendër të Beratit ka rezultuar fals.

Alarmi u dha rreth orës 09:40 minuta, me anë të një telefonate në sallën Policisë Berat.
 
Këto të fundit, me forca të shumta e kanë rrethuar bankën menjëherë pas alarmi dhe kanë spastruar zonën nga qytetarët, duke larguar edhe punonjësit.
 
Në vendin e ngjarjes, kanë shkuar edhe skuadrat anti-eskplozivë dhe ato të xhenios dhe pasi kanë bërë kontrollet dhe verifikimet e nevojshme ka rezultuar se alarmi i dhënë ka qenë i rremë.

Policia ka bërë të ditur se, nuk është gjetur asnjë lloj lënde plasëse apo send tjetër që mund të shkaktonte ndonjë shpërtim. Kanë nisur hetimet në lidhje me personin që ka bërë telefonatën e rreme.

berat banka societe logo 
(Në foto: Banka Societe Generale në Berat, ku u dha alarmi për bombë)

Vijon ...


Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)